Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama “respekt për flamingot, por Zvërneci do realizohet/ Kryeministri takim me komunitetin shqiptar në New York

schedule20:28 - 26 Shtator, 2026

schedule 20:28 - 26 Shtator, 2026

Të ndarë në bulevard, por bashkë për Shqipërinë e Re.

Kryeministri Rama u prit me një tortë flamingosh nga shqiptarët në Nju Jork, duke pranuar se vendi tashmë ka lënë pas përfundimisht të vjetrën, për të nisur ndërtimin e Shqipërisë së Re.

“Me erdhi mirë për veten e flamingot, jetojmë në një kohë kur Shqipëria nuk vuan më faktin se zogjtë, kafshët, njerëzit vriten e askush s’merret me to, por shqetësohen për gjethet, ujërat, fluturat, etj., jeton si çdo vend që ka kaluar mbijetesën dhe nisin problematikat e zhvillimit”, tha Rama.

Dhe reflektimi për Shqipërinë e Re fillon nga Zvërneci. Investimi që kryeministri Rama ka vendosur bastin, por paralajmëron se nuk do e presë as besën që ka premtuar me shqiptarët.

“Ne na duhen turistë cilësorë, që sjellin vlerën më të madhe në Shqipëri. Ndaj na shërben ai projekt i shumëpërfolur, i Sazanit dhe Zvërnecit bashkë. Projekti sjell më shumë 4 miliardë euro në një ekonomi që në total është 27 miliardë euro. Është i jashtëzakonshëm. Por sa ç’është në përmasa, ambicie, është dhe delikat në ekuilibrin me mjedisin, po punojmë për një studim të impaktit mjedisor të detajuar, me standarde ndërkombëtare, për të parë risqet reale dhe jo ato që thuhen në dixhital”, u shpreh kryeministri.

Me shifra, Rama foli për objektivat e qarta që synon Shqipëria e Re.

“Kur keni ikur në 91, Shqipëria kishte 200 dollarë për frymë, sot e kemi rritur 75 herë, duam ta rrisim edhe 25 herë deri në 2030. Kemi 12 milionë turistë, duam ta çojmë 20 milionë, pastaj u përket të rinjve”, shtoi ai.

Por këtë herë, Rama do të përfshijë seriozisht edhe diasporën. Jo më për remitanca, por për t’u hapur një derë që mund t’i kthejë andej nga ikën, nga malet.

“Paketa e Maleve është një mundësi, për ta çuar Shqipërinë përpara. Është për pronarët e vërtetë. Me tokat në male ka pasur probleme, janë ndarë me kufijtë e vjetër. Kjo rregullon problemin e pronave. Dhe askush tjetër veç jush që keni një pronë aty nuk investon dot, në rast se ju nuk pranoni ta keni bashkëinvestitor”, tha më tej kreu i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!