Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takim me komunitetin shqiptar në New York: Kemi nisur krijimin e regjistrit Kombëtar të Diasporës

schedule20:37 - 26 Shtator, 2026

schedule 20:37 - 26 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York, se qeveria ka nisur krijimin e një regjistri kombëtar të Diasporës për shqiptarët që duan të investojnë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi ndryshimet që, sipas tij, kanë ndodhur në marrëdhënien mes Shqipërisë dhe diasporës. Rama tha gjithashtu se Shqipëria e sotme nuk është më një vend në nevojë për ndihma, por po hap një kapitull të ri përmes potencialit të saj turistik dhe natyror.

“Kemi nisur të krijojmë një regjistër kombëtar të Diasporës, për të gjitha ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Ky ndryshim që ka ndodhur në këtë marrëdhënie, s’ka ndodhur thjeshtë aty ku ta rrok syri, por ka ndodhur në mendësi. Tani jeta është shumë më organike dhe pjesë e atij organiciteti ishin edhe vezët që m’u hodhën mua. Madje, një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Anglia për të hedhur vezë. Shpresoj të ketë kaluar mirë me Policinë e New York.

Në trupën e mbrojtjes pastaj që u angazhua në çdo event, ishte një shqiptar që shërben në Policinë e Nju Jork. Prandaj unë u ndodha komplet në shtëpi, edhe Policia, edhe protestuesit. Këtu u prita me një tortë rozë, që kishte 2 flamingo si një zemër. Më erdhi mirë. Shqipëria nuk vuan më tani faktin që zogjtë e kafshët vriten dhe askush nuk shqetësohet për to. Shqipëria e sotme nuk është më Shqipëria në nevojë për ndihma. Sot Shqipëria ka hëpur një derë të re, derën e maleve të saj”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!