Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

schedule09:41 - 26 Shtator, 2026

schedule 09:41 - 26 Shtator, 2026

Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit për trafik të lëndëve narkotike dhe si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar nga Policia e Shtetit në aeroportin e Rinasit.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i shtetasit me inicialet A. S. u krye në momentin që ai zbriti në aeroport, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Operacioni u realizua nga Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se po vijojnë bashkëpunimin me agjencitë partnere për të dokumentuar aktivitetin e shtetasit ukrainas dhe lidhjet e tij të dyshuara me organizatën kriminale.

Ndërkohë, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Ukrainës, në bashkëpunim me homologët ukrainas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!