Labinot Bislimi, anëtar i Kryesisë së “Aleancës”, në një intervistë në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, foli për zhvillimet në Kosovë, si edhe për protestat në mbështetje të krerëve të UÇK-së.
Ai komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në OKB, duke theksuar se Rama tha të vërtetën për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Po ashtu, shtoi se kryeministri Edi Rama gjithmonë ka qenë një zë i fortë ndaj padrejtësisë së Hagës.
Sa i përket qëndrimit të Albin Kurtit, Bislimi tha se VV-ja po tregohet indiferente ndaj Hagës.
“Vendimi i Gjykatës Speciale ka lëkundur themelet e shtetit të Kosovës. Çështja është që të shpëtojmë Kosovën. Ndaj edhe e kuptoj fjalën e fortë të përdorur nga Edi Rama, sepse përçon edhe ndjenjën e popullit shqiptar në tërësinë e tij, i cili ndihet i tradhtuar. Por sot të gjithë janë bërë bashkë dhe njëzëri kërkojnë lirimin e Çlirimtarëve tanë. Por kjo nuk po i konvenon Albin Kurtit”, tha ai.
/abcnews.al/

