Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Sarandë, ABC News siguron videon e vrasjes së Artan Myrtajt

schedule15:43 - 25 Shtator, 2026

schedule 15:43 - 25 Shtator, 2026

ABC News ka arritur që të sigurojë videon ekskluzive, të atentatit në Sarandë ku u vra, Artan Myrtaj i njohur ndryshe me pseudonimin “Tani i Ruzhdiut”.

Pamjet tregojnë momentet e vrasjes dhe sjellin detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Viktima shihet duke dalë nga lokali dhe një person i veshur me të zeza dhe skafandër tenton ta godasë, por bllokohet arma sipas videos. Autori ka qëlluar me pistoletën me silenciator dhe, pasi i është bllokuar, ka qëlluar me pistoletën tjetër që e mban në dorën e djathtë. Më pas drejtuesi i motorit me targa greke, ka ndihmuar autorin për t’u larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës, ku, krahas tij, u plagos edhe një 73-vjeçar.

Ekzekutimi i tij dyshohet se lidhet me një sërë ngjarjesh të regjistruara në Sarandë, që zanafillën e kanë në një plagosje të regjistruar në korrik të vitit 2025. Myrtaj rezulton të ketë qenë pjesë e atij konflikti, ndaj dhe hetuesit janë përqendruar te kjo pistë hetimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!