Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Këshillin Europian të Korporatave në New York: Paqja, kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

schedule10:24 - 25 Shtator, 2026

schedule 10:24 - 25 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave në New York.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo platformë tregon paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

Kreu i qeverisë shtoi se ka shumë gjëra që duhen kuptuar dhe diskutuar me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë”

“Dua të them se është një nder dhe privilegj i vërtetë t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur. Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh; dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!