Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bizneset shqiptare rezultojnë me fitime/ BSH: 94 përqind e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë operuar me fitim

schedule14:15 - 24 Shtator, 2026

schedule 14:15 - 24 Shtator, 2026

Bizneset shqiptare kanë regjistruar një ecuri të mirë  financiare gjatë këtij viti. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë rezulton se rreth 94% e ndërmarrjeve të vrojtuara kanë deklaruar se kanë operuar me fitim. Ecuria e shitjeve ishte pozitive dhe vlerat më të larta të indeksit të shitjeve rezultojnë tek ndërmarrjet e mëdha dhe ato të sektorit të ndërtimit. Pritshmëritë janë optimiste edhe për pjesën e mbetur ët vitit.

Bizneset e  vogla, të mesme dhe të mëdha presin rritje pozitive të shitjeve dhe të rezultatit financiar.

Sfidat e veprimtarisë lidhen me kushtet e konkurrencës dhe gjetjen e tregut, rritjen e kostove të prodhimit dhe gjetjen e ruajtjen e personelit të nevojshëm.

Po ashtu edhe pesha e bizneseve që kanë hua për të paguar ka shënuar rënie. Rreth 31% e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë aktualisht një  hua për të paguar, dhe kjo peshë ka rënë me 4 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 2 pikë përqindjeje referuar një viti më parë.

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rënia e peshës së ndërmarrjeve huamarrësi ka ardhur kryesisht nga grupi i ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha.

Rreth 85% e kompanive që kanë një hua apo kredi e konsiderojnë të përshtatshëm nivelin e tyre të huamarrjes, 9% e konsiderojnë të ulët dhe 6% e konsiderojnë të lartë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!