Me integrimin e Shqipërisë në BE, një ndryshim të madh do të ketë dhe për bizneset shqiptare që operojnë në tregun vendas. Megjithatë përtej aspiratave të folura, dobive dhe përfitime që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në BE, si do të ndikojë kjo tek bizneset?
Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News trego elementet që duhet të ketë një biznes shqiptar për të konkurruar në tregun e lirë ndërkombëtar.
“Bizneset duhet të mendojnë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe të dalin nga zona e komfortit, ku janë në tregun e brendshëm kombëtar. Për t’u integruar në BE, bizneset gjënë e parë që duhet të kenë parasysh formatitmi. Nëse ne nuk jemi formal si biznes nesër nuk mund të pretendojmë se mund të kemi konkurrencë të lirë në tregun ndërkombëtar.
Në momentin që realizojnë produkt ose një shërbim me standardet e BE-së, duhet të ketë një lidhje dhe investim njerëzorë trajnimi i tyre i vazhdueshëm, duke u parë si aset i vazhdueshëm. Një gjë tjetër që2 duhet marrë parasysh është teknologjia ose ndryshe digjitalizimi, përdorimi dhe integrimi i tyre në prodhimet e biznesit duke ulur koston e produktin dhe duke rritur cilësinë.
Nëse ulim koston dhe kemi realizuar një produkt cilësor atëherë konkurrojmë njësoj me bizneset europiane në tregun ndërkombëtar. Marrëdhënia e bashkëpunimit është gjithashtu një element tejet i rëndësishëm. Bizneset duhet të kenë më shumë bashkëpunim. Nëse do merrnin këto do merreshin më afër”, tha ekspertja./abcnews.al