Mediat në Kosovë raportojnë se ka nisur mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, e cila u ndërpre një ditë më parë sepse lideri i saj, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Në mbledhje do të diskutohet dërgimi i mandatarit për krijimin e Qeverisë te presidenti Hashim Thaçi.
Sot skadon afati që presidenti i ka vendosur Kurtit për të dërguar emrin për kryeministër.
Pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së, Kurti sot pasdite pritet të takohet sërish me Mustafën. Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.
Kurti e Mustafa janë takuar një ditë më parë në një takim që ka zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimit, asnjëri nga ata nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media./abcnews.al