Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e bërë nga partia “Shqipëria Bëhet” për koncertin e fillim-korrikut të këngëtarit Kanye West, në Shqipëri.
Ankimimi ishte për aktin normativ, që u miratua me urgjencë nga Këshilli i Ministrave për të shtuar 4.2 milionë eurove nga buxhetit i shtetit, për mbajtjen e koncerit nga reperi amerikan, më 11 korrik.
Partia Shqipëria Bëhet, në padinë dorëzuar një ditë para konceritt, kërkonte “Pezullimin e zbatimit të aktit normativ dhe shfuqizimin e tij, duke e vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e vendit.
Në fazë paraprake ndodhet një ankimim tjetër me të njëjtën përmbajte të dorëzuar në Kushtetuese nga organizatat e diasporës shqiptare. Pritet të shihet nëse do të ketë një vendim tjetër, për shqyrtim të thelluar, në mbledhje gjyqtarësh.
Në vendimin që miratoi qeveria në qershor, për këtë koncert, argumentoi se financimi u alokua përmes programit buxhetor “Turizëm” dhe se nuk preku asnjë fond emergjence apo financimet, që ishin të planifikuara.

