Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohen bizneset e reja/ QKB: U regjistruan mbi një mijë biznese të reja

schedule13:45 - 21 Shtator, 2026

schedule 13:45 - 21 Shtator, 2026

Shtohen bizneset e reja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Sipas ët dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit gjatë muajit gusht janë regjistruar 1.197 subjekte të reja.

Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik  në vend.

Ndërkohë përsa u përket sektorëve numri i bizneseve të reja lidhet direkt me turizmin  që janë tregtia me shumicë dhe pakicë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor ndjekur nga  shërbimet administrative e mbështetëse.



Të dhënat e muajit gusht vijnë në një moment kur turizmi në Shqipëri vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik

Sipas të dhënave  Qendra Kombëtare e Biznesit ka përpunuar 9,204 aplikime online gjatë gushtit .

Po ashtu  QKB raporton se janë lëshuar 126 licenca të reja dhe 19 leje të reja.

Shtimi i bizneseve të reja pritet të shoqërohet edhe me një rritje të kërkesës për punonjës  dhe shërbime.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!