Shtohen bizneset e reja në ekonominë shqiptare.Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesve gjatë muajit prill në vend u shtuan mbi 2 mijë biznese të reja duke pësuar një rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025. Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cilavijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.
Sektorët me aktivitetin më të lartë gjatë muajit prill 2026 kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 479 regjistrime, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 341 subjekte ndjekur nga shërbimet administrative e mbështetëse. Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.
Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun, me 1762 subjekte të regjistruara në prill 2026, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital tërësisht të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj. Pjesa më e madhe e regjistrimeve të reja i përket kategorisë “Person fizik”, me 1534 regjistrime, ndërsa janë regjistruar edhe 469 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. /abcnews.al


