Nga 44 vatra zjarri që u raportuan në 24 orët e fundit sipas ministrisë së Mbrojtjes 14 janë ende aktive dhe 9 po mbahen në monitorim.
Vatrat kryesore janë në Shkodër, Tiranë, Dibër, Lezhë dhe Berat.
Në Shkodër flakët vijojnë në Bardhaj – Myselim ku për shuarjen e tyre janë angazhuar forca nga toka dhe ajri. 71 efektivë po ndihmohen nga 2 helikopeterë të Forces Ajrore.
Aktive janë gjithashtu vatrat në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit. Ndërsa zjarri në Bërdicë është nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Ndërkohë zjarret vijojnë në malin e Dajtit ku janë angazhuar 82 efektivë dhe një helikopter.
Në Kryezi të Kavajës për shuarjen e flakëve po ndihmon nje 1 avion air tractor. Vatër aktive zjarri ka dhe në Selitë të Malit.
Në Dibër aktive janë vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë.
Ndërsa në Lezhe zjarri është aktiv në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet. Flakët nuk paraqesin rrezik për banesat. Për shuarjen e tyre anë angazhuar 63 efektivë dhe 2 helikopterë.
Në Berat vijon të jetë aktive vetëm vatra në Vokopolë pasi ajo në lagjen Kala është shuar.
Në qarqet e tjera, disa vatra janë shuar ose mbahen nën mbikëqyrje, përfshirë ato në Korçë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe Kukës.

