Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Lirohen terrenet e zaptuara/ Durrës, policia bashkiake aksion në të gjithë qytetin

schedule12:37 - 2 Shtator, 2026

schedule 12:37 - 2 Shtator, 2026

Nga qendra e qytetit në lagjet e tij. Në Durrës policia bashkiake ka zgjeruar aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Uniformat blu hoqën pengesat, barrierat dhe mjetet rrethanore të vendosura nga qytetarë dhe biznese në kundërshtim me ligjin në zonën pranë ish-stacionit të trenit.

Çdo veprim i ndërmarrë po dokumentohet me video dhe foto. Në rast përsëritje do të merren masa nga gjoba deri tek procedimi penal për personin që zë hapësirën e përbashkët.

Policia bashkiake kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar vullnetarisht hapësirat e zëna në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa drejtuesi i saj thotë se aksioni i nisur do të shtrihet deri në periferi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!