Anija “HANUMAN” është ndaluar të ankorohet në portin e Durrësit pasi është pjesë e listës së sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian .Vendimi është marrë nga Kapiteneria e Durrësit, pasi kjo anije është konsideruar pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” e Rusisë .
Sipas të dhënave, anija “Hanuman” është përfshirë në masat kufizuese të mara për transportin e naftës bruto ruse dhe nënprodukteve të naftës.
Edhe pse këtë herë anija ka mbërritur bosh në portin e Durrësit , në vitin 2025 ajo kishte transportuar më shumë se 30 mijë tonë naftë ruse drejt Turqisë, duke anashkaluar kufizimet e vendosura ndaj eksporteve ruse të naftës.
Inteligjenca Ukrainase ka raportuar se tankeri ka fikur shpesh Sistemin e Identifikimit Automatik në det për të fshehur vendndodhjen e tij.
Anija me flamur të Sierra Leone’ kishte kërkuar të ankorohej në portin e Durrësit për tu furnizuar me karburant, dhe për të marrë disa shërbime të tjera por pas verifikimeve, autoritetet portuale shqiptare kanë konstatuar se anija bënte pjesë në listën e mjeteve të sanksionuara për shkak të transportit të naftës ruse.
Kjo anije është e është identifikuar si pjesë e flotës hije të Rusisë edhe nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës .Mos lejimi i ankorimit të “Hanuman” në Durrës vjen në një kohë kur vendet europiane kanë shtuar kontrollet ndaj anijeve të dyshuara se përdoren për të transportuar naftë ruse duke shmangur sanksionet ndërkombëtare. anija Humanum rezulton se është e përfshirë direkt në transportin ilegal të naftës ruse duke shkelur sanksionet e vendeve të G7 dhe Bashkimit Europian,

