Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, gjendet bombë me telekomandë/ Eksplozivi i dyshuar ishte shkëputur nga celulari, dyshohet se ra nga makina

schedule13:11 - 28 Gusht, 2026

schedule 13:11 - 28 Gusht, 2026

Banorët e një pallati në lagjen numër  katër në Durrës  e nisën  të premten të alarmuar.  Rreth orës  nëntë të mëngjesit kur  dolën nga shtëpitë,  në rrugën pranë hyrjes së tyre, pas largimit të një automjeti të parkuar,  gjetën një   celular të lidhur me një objekt të dyshuar  lëndë  shpërthyese.

Menjëherë  njoftuan policinë  e  cila  shkoi në vendngjarje bashkë me specialistët xhenierë të cilët e patën të thjeshtë të neutralizonin objektin.

Pasi vendosën   perimetrin e sigurisë  për të  mbrojtur kalimtarët  u verifikua  se  celulari ishte I fikur  dhe  I shkëputur nga  paketa e dyshuar  eksploziv.

Ende nuk dihet nëse  paketa   ka qene  e vendosur në makinë prej ku dyshohet të ketë rënë dhe është  shkëputur nga telefoni  pas lëvizjes apo është lënë aty si kërcënim për  ndonjë prej banorëve të zonës.

Policia po heton për ngjarjen.  Paketën e dërgoi për tu analizuar në laborator ndërkohë  po  kqyr  kamerat e sigurisë për të  mësuar  rreth personit që  e ka vendosur lëndën e dyshuar shpërthyese  dhe objektivit të tij. Aktualisht nuk ka persona te shoqeruar per ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!