Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Po instalonte linjën e internetit/ Tiranë, 50-vjeçari bie nga lartësia e një shtylle, dërgohet në spital

schedule12:21 - 2 Shtator, 2026

schedule 12:21 - 2 Shtator, 2026

Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni ka mbetur i dëmtuar pas rënies nga lartësia e një shtylle, teksa po punonte për instalimin e një linje interneti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shtylla gjatë punës.

50-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!