VIDEO | Plasin të qeshurat te Manchester City, Sterling e pëson keq

schedule19:27 - 6 Janar, 2020

schedule 19:27 - 6 Janar, 2020

Manchester City nuk po arrin të përsërisë dy sezonet e mëparshme, ku dominoi në Premier League. Të besuarit e Pep Guardiolës janë shumë mbrapa Liverpoolit në renditje dhe për momentin, nuk janë as në vend të dytë, pasi këtë pozitë e ruan prej javës Leicester City.

Edhe pse rezultatet nuk kanë qenë ato që parashikoheshin, djemtë e Guardiolës vazhdojnë të tregojnë një atmosferë të mirë, si në stërvitje, ashtu dhe në ndeshjet që kanë luajtur. Raheem Sterling dhe Benjamin Mendy janë dy futbollistët më gazmorë në kampin e “Cityzens”.

Sulmuesi anglez ka qenë sot “viktimë” e një topi të gjuajtur nga larg dhe që është përplasur fort në kokën e tij. Për fat të mirë, të gjithë futbollistët e pranishëm dhe vetë Sterling, panë anën gazmore të këtij momenti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!