Situata e zjarreve në Tiranë paraqitet e qetë, përveç një vatre në zonën e Selitës me shtrirje në Dajt.
Aktualisht, po punohet nga ajri me 2 helikopterë, pasi nga rruga është e pamundur të afrohen forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.
Edhe pse është e vetmja vatër zjarri në rrethinat e Tiranës, është problematike.
Ndërkaq, ka edhe disa vatra të tjera të vogla, por të menaxhueshme dhe të izoluara, pa rrezik për banesat./abcnews.al


