Ky duket se është fati I tij.
Çdo verë dhe çdo janar, Mirlind Daku është shpesh në faqet e para të gazetave dhe në kopertinën e lajmeve kryesore televizive apo të portaleve, dhe ky korrik nuk bën përjashtim.
Media nga qyteti I Kazanjit, “Biznes Onlajn”, që është kryesorja në kryeqytetin e Tatarstanit ku luan Daku, shkruan se Spartak I Moskës mund t’i ketë më në fund shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Sipas informacionit që jepet, ka disa klube të interesuar për yllin me origjinë nga Kosova, ndërsa llogariten edhe shanset që do të kishte skuadra moskovite për titull nëse do të merrete 28-vjeçarin.
Afati I transferimeve në Rusi është deri në 9 shtator, pra ka kohë, por trajneri I Rubinit, spanjolli Artiga, është I shqetësuar dhe kërkon qartësi sa më parë.
Në një intervistë pikërisht për “Biznes Onlajn”, pasardhësi I teknikut Rahimov, deklaroi se skuadra e tij ka një kalendar të ngjeshur, me 8 ndeshje në një muaj, se ka role në të cilat nuk mund të bëjë rotacion, dhe se dëshiron ta dijë sa më shpejt se cilët lojtarë do të ketë në dispozicion për këtë sezon, e cilët mund të largohen.
Daku vlerësohet nga “transfermarkt” me 9 milionë euro si karton, një rënie prej 1 milionë eurosh në krahasim me disa muaj më parë, dhe kjo për shkak të dëmtimit që e pengoi këtë vit.
Së fundmi, një nga agjentët e njohur rusë të futbollit, Timur Gurckaja, deklaron për mediat se Rubini duhet ta transferojë shqiptarin dhe të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga kartoni I tij.
Sipas Gurckajës, Dakut nuk ia ndien fare për ekipin, por po luan vetëm për vete, për të rritur vlerën e tij nëse shkon në një skuadër tjetër.


