Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tifozët serbë sulmojnë Dakun/ Ultrasit e Crvena Zvezdës kritikojnë klubin rus, Spartak

schedule12:50 - 9 Shtator, 2026

schedule 12:50 - 9 Shtator, 2026

Dihej që më parë se do të kishte reagime.

Mirlind Daku më në fund u transferua tek Spartaku I Moskës pasi për kartonin e tij u paguan 11 milionë euro, ndërsa më parë kjo lëvizje kishte dështuar për shkak të ultrasve të kryeqytetit e Rusisë.

Tashmë, kalimi I shqiptarit në klubin e madh rus u kthye në qendër të vëmendjes, veçse jo në Moskë, porse në Beograd.

Ultrasit e Crvena Zvezdës shpalosën një banderolë në stadiumin e tyre, “Rajko Mitiç”, gjatë derbit të Superligës të Serbisë ndaj Partizanit, duke kritikuar ashpër Spartakun që mori Dakun.

Pamjet filmike dhe fotografike tregojnë pikërisht transparentin në tribunën e ultrasve në skajin jugor të stadiumit ku lexohet: Shqiptari në klub, turpi I Spartakut!

Një nga shkaqet kryesore të reagimit të tifozëve të skajshëm të Zvezdës ishte edhe ofendimi që sulmuesi shqiptar bëri ndaj maqedonasve, por ndoshta edhe ndaj serbëve, në përfundim të ndeshjes Shqipëri-Kroaci në Kampionatin Europian në verën e vitit 2024 në Gjermani.

Ndërkaq, ai që cilësohet si “derbi I përjetshëm”, mes Zvezdës e Partizanit, nisi me një minutë heshtje në nderim të gjeneralit Ratko Mladic, ish-komandant I Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnjë, I cili vdiq në burgun e Hagës, I dënuar për krime lufte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!