Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

  • Jo 54%
  • Po 46%
Loading ... Loading ...
 

Territorialja, shkrihen 15 bashki/ Drafti i PS për reformën, si ndryshon organizimi vendor

schedule14:09 - 30 Korrik, 2026

schedule 14:09 - 30 Korrik, 2026

Harta e bashkive të Shqipërisë, ndryshon në pothuajse të gjithë territorin, veç Kukësit dhe Durrësit, që nuk ndryshon.

Socialistët kanë përfunduar me ndryshimet me numrin e bashkive, duke vendosur shkrirjen e 15 prej tyre që janë aktualisht. Harta finale e PS-së numëron 46 bashki, nga 61 që janë.

Qarku i Tiranës preket në vetëm një bashki, duke e bërë Bashkinë e Kavajës më të madhe, me territorin e Rrogozhinës.



Harta e Qarkut Elbasan ndryshon me 3 bashki, nga 7 që janë, territori i saj do të ndahet në 4, me shkrirjen e bashkisë së Cërrikut dhe Belsh me bashkinë më të madhe, asaj të Elbasanit. Prrenjasi,  bashkohet me Librazhdin

Edhe qarku Gjirokastër ka ndryshim jo të vogël, nga 7 bashki aktualisht, shkon në 4, me bashkimin e Këlcyrës me Përmetin, Mameliaj me Tepelenën dhe  bashkia Libohov shkon me Gjirokastrën.

Në Fier shkrihen dy bashki, Patosi i bashkohet Fierit; shkrihet Divjaka dhe bashkohet me Lushnjën.

Shkodra ndryshon me bashkimin e bashkisë Fushë-Arrës me Pukën.

Ndërsa Vlora me shkrirjen e Selenicës, që i bashkohet bashkisë së vetë Vlorës.

Dy bashkitë e qarku berat, Dimal dhe Poliçan, i bashkohen bashkisë së madhe, asaj të Beratit.

Ikën edhe Bashkia Maliq, dhe i bashkohet Korçës. Shkrihet dhe një bashki e qarkut Dibër. Bashkia Klos, i bashkohet Matit.

Këtë hartë, Partia Socialiste synon ta miratojë në fillim të muajit tetor, ndërsa këto javë me ndryshimet do të njihen bashkitë që preket, duke dhënë dhe opinionet e tyre. Në nisje të sesionit diskutimet do të rinisin edhe një herë, por nuk duket që deri atëherë të lindi një konsensus apo marrëveshje me PD-që, që e ka kundërshtuar këtë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!