Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Huaja, SHBA kërkoi konfidencialitet/ Ministri Malaj: Detajet mbeten sekret me kërkesë të palës amerikane

schedule14:04 - 28 Korrik, 2026

schedule 14:04 - 28 Korrik, 2026

Detajet e marrëveshjes së financimit prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të mbeten konfidenciale, me kërkesë të palës amerikane. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se, pavarësisht kësaj, marrëveshja parashikon kushte financiare më të favorshme krahasuar me kreditë e marra më parë nga Shqipëria në sektorë të ndryshëm.

Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të treguesve ekonomikë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Sipas Ministrisë së Financave, ekonomia shqiptare u rrit me 3.7 për qind gjatë kësaj periudhe, ndërsa të ardhurat buxhetore dhe ecuria fiskale u vlerësuan pozitive.

Sa i përket paketës fiskale, Malaj se procesi i rivlerësimit të pasurive, i nisur në muajin shkurt, ka sjellë deri tani rreth 5 miliardë lekë të ardhura në buxhet.



Një tjetër vendim i prezantuar lidhet me krijimin e një operatori publik pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të ofrojë shërbime mbështetëse për bashkitë. Për ngritjen e kësaj strukture, qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 6.5 miliardë lekësh.

I pyetur për rritjen e çmimeve të karburanteve, ministri Malaj u shpreh se rikthimi i Bordit të Transparencës mbetet një vendimmarrje e Këshillit të Ministrave dhe do të shqyrtohet vetëm nëse rritja e çmimeve në treg do të rezultojë e qëndrueshme për një periudhë më të gjatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!