Sondazh

 

EMRI/ Digjet automjeti në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e pasagjerit

schedule09:38 - 21 Korrik, 2026

schedule 09:38 - 21 Korrik, 2026

KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, ku një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët, ndërsa brenda tij është gjetur një person i pajetë.

Viktima Irakli Çinoku u gjet në sediljen e parë të pasagjerit.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet paraprake dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.



Mendohet se problemet familjare e kanë detyruar 66-vjeçarin drejt aktit fatal. Prej disa muajsh jetonte i vetëm, pasi gruaja dhe fëmijët jetonin në Greqi.

Burime të policisë bëjnë të ditur se viktima ka lëne dhe një letër, ku shkruante se “ndihej fajtor” ndaj familjes së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!