Sipas projektligjit, Maliqi nuk do të jetë më bashki më vete, por do të marrë statusin e qytetit, ndërsa shërbimet do të vijojnë të ofrohen në territor.
Njësitë administrative dhe fshatrat që sot i përkasin Bashkisë Maliq do të vijojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë.
Edhe qyteti i Maliqit do të ketë një drejtues të posaçëm, në mënyrë që shërbimet të mbeten pranë banorëve.
Një tjetër çështje e diskutuar, në takimin që shefi I qeverisë Edi Rama zhvilloi në Korçë, ishte përfaqësimi i Maliqit në Këshillin Bashkiak dhe garancitë për shpërndarjen e investimeve pas bashkimit me Korçën.
Konsultimet për reformën do të vijojnë në bashkitë e tjera të vendit, përpara shqyrtimit të projektligjit në Kuvend./abcnews.al

