Roma ka nisur bisedimet për të siguruar kartonin e plotë të mesfushorit armen, Henrikh Mkhitaryan. 30 vjeçari u huazua në fillim të sezonit te Roma, nga skuadra e Arsenalit, pasi në Londër nuk po gjente aspak hapësira.
Mkhitaryan nuk preferohej aspak nga ish-trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery, dhe zgjodhi të transferohej në Romë. Në Serie A, Mkhitaryan po bën ndeshje shumë të mira dhe ka bindur verdhekuqtë që të nisin bisedimet me Arsenalin për kartonin e tij të plotë.
Mësohet se ka pasur një ofertë prej 10 milionë eurosh nga Roma për kartonin e Mkhitaryan, por Arsenali e ka refuzuar. “Topçinjtë” duan të paktën 20 milionë euro, por Roma nuk ka ndërmend të paguaj. Negociatat po vazhdojnë mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe në ditët e ardhshme, pritet të ketë edhe një akord mes dy palëve./abcnews.al