Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banka nuk ndryshon normën e interesit/ Sejko: Tensionet sociale mund të ndikojnë në inflacion dhe konsum

schedule18:37 - 3 Nëntor, 2026

schedule 18:37 - 3 Nëntor, 2026

Banka e Shqipërisë la të pa ndryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Guvernatori Gent Sejko tha se tensionet e fundit sociale mund të sjellin më shumë pasiguri, ulje të  shpenzimeve për blerje, më pak investime dhe të ardhura më të ulëta nga turizmi.

Sipas  Bankës Qendrore, inflacioni pritet të rritet mbi objektiv kryesisht si pasojë e rritjes se presioneve nga jashtë dhe me pas mund te kthehet në objektiv gjatë vitit 2028.



Por pavarësisht kësaj Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare vijon të jetë e qëndrueshme.

Guvernatori  ka  theksuar se tregu i punës vijon të karakterizohet nga rritja e punësimit dhe e pagave, në përgjigje të rritjes së kërkesës nga bizneset për fuqi punëtore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!