Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentina janë dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Botërorit 2026.
Në emisionin “Futboll jo Soccer”, trajneri Ledio Pano tha se 4 ekipet, ishin pretendente që në fillim për fitimin e trofeut.
Ndërsa gazetari sportiv, Fatmir Mneri deklaroi se Argjentina ka treguar vështirësi në ndeshjet e saj.
Ledio Pano: Gjithmonë ka pasur, ka dhe do ketë polemika. Janë 4 ekipe që në fillm, priteshin të ishin për fitimin e kësaj kupe. Me ndeshjet që ka zhvilluar, i ka pasur të vështira. Unë besoj se Argjentina ka problematika të mëdha. Edhe pse ka pasur përballë, ekipe në letër të thjeshta, ka pasur me vete fatin. Argjentina është e varur nga Messi.
Fatmir Mneri: Them që zoti e ka ndihmuar shumë, edhe në fushë pak këto aksesorët e tjerë. Mendoj se ky është maksimumi i Argjentinës. Ka treguar vështirësi skuadra për t’u shprehur, edhe nga fati me ndonjë gjykim dashamirës./abcnews.al



