Analisti Martin Leka thotë se Shqipëria ka fituar nga koncerti i këngëtarit Kanye West, i cili performoi në Tiranë mbrëmjen e 11 korrikut.
Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Leka u shpreh se ka pasur mjaft vizitorë të huaj që erdhën për të parë koncertin.
Koncerti zhvillohej teksa para Kryeministrisë, mbahej protesta e 42, por sipas Lekës, protesta e ka humbur identitetin.
“Padyshim, Shqipëria ka fituar. Kanye West është ndër këngëtarët më të njohur në botë. Për arsye se të publicitetit që ai ka në të gjithë botën, pasja e një koncerti të tillë në Shqipëri, është event ku gjithë sytë e vendeve janë drejt yjeve botërorë si Kanye West, pra Shqipëria fiton shumë. Fiton shumë bonuse pozitive, për turizmin sidomos, kulturën shqiptare dhe prosperitetin që një event i tillë, ku vizitorë vijnë në Shqipëri. Pjesëmarrësit kanë qenë nga 80 shtete të botës. Për turizmin është tjetër gjë, është destinacion i cili nuk paguhet dot me reklamë, është reklamë falas. Për vetë miliona ndjekës që ka këngëtari, profili i tij artistik, është gjithsesi një bonus plus për Republikën e Shqipërisë. Kjo përkoi me protestën, e cila u sfumua nga ky koncert. Protestës i ka humbur identiteti i vet”, theksoi ai./abcnews.al



