Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U gjet i vdekur në makinë/ Shkodër, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

schedule20:46 - 11 Korrik, 2026

schedule 20:46 - 11 Korrik, 2026

SHKODËR- Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Shkodër, ku Aleksandër Koçeku, u gjet i vdekur brenda makinës dhe sipas Policisë, dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se viktima ka qenë nën hetim për vrasjen e të riut Pavlin Preka me 27 shkurt 2025.

Pas vrasjes së 20- vjeçarit në derën e shtëpisë së tij në Guci të Re, policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e vëllait të tij, Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa vendosi nën hetim Aleksandër Koçeku.



Vasel Koçeku është i dyshuari kryesor i vrasjes se Pavlin Preka. Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se e ka shtyrë për tre muaj hetimet për ketë ngjarjeje.

Nuk dihet nëse kjo ngjarja ka lidhje me krimin e kryer në shkurt të 2025, por Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!