Sa më shumë zhvillim, aq më shumë protesta. Reagimin qytetar kryeministri Edi Rama e lexon si sinjalin e qartë se shoqëria shqiptare ka dalë zyrtarisht nga varfëria dhe ka hyrë në një tjetër fazë, atë të zhvillimit. Detyra e vetme për të përmbushur pritshmëritë sipas kryeministrit, mbetet anëtarësimi i Shqipërsë në BE në 2030.
“Procesi i integrimit nuk duhet të banalizohet dhe që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne. është një process historik për 1001 arsye por edhe për ekonominë e kujtdo, vecanërisht të rinjve.
Për ata që janë gjenerata më të rritura në moshë, kjo që thash është relativë, për të renë është absolute. Shqipëria e pas 10 vjetëve do jetë Europa e të rejave e të rinjve
Nuk mund që një narrativë absurde të kanalizojë energji negative ndaj procesit. Europaa është standardi që kërkohet, nevoja për të parë jo 5 km e ndërtuara po 100 m që mungojnë, është cfarë e lidh europën dhe Shqipërinë anëtare të BE me këtë nevojë
Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi, jete, bashkëjetese. Është të ndërtojmë më tej komunitetin, jo qytetin. Të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobilitet të brendshëm dhe jo thjesht parqe e sheshe. Jo thjesht ekonomi, po mirëqënie.
Besoj shumë te ky program dhe eksperienca që kemi akumuluar. Dhe nëse nuk do na bëjë cinik, po më të hapur ndaj reagimit të kujtdo qoftë, nuk do na bëjë të ngurtë, por do na ndihmojë që të adresojmë si duhet edhe atë që vjen përballë, ne do bëjmë një sukses të ri.
O do jemi viktima të suksesit tonë, që është një mundësi, po i kuptove do i japësh një marsh tjetër të arrish tit e ata, do bëhesh heroi i tyre.
Ajo që ne kemi detyrë kombëtare, është të mos lejojmë në asnjë mënyrë që marrëzia e zgjidhjeve magjike të fitojë terren, se gjithcka kemi ndërtuar do shkojë me kokë poshte, dhe jo BE po kthim pas dramatik. mPara se të jetë vonë për ata që besojnë në këto ilace cudibërëse duhet të vrapojmë më shpejt, shumë më shpejt.
Vjen një moment kur njerëzit besojnë te mjekët popullorë, pastaj kalojnë te fallxhorët, ne s’duhet ta lejojmë këtë, duhet të kuptojmë pse njerëzve i lind nevoja për fallxhorë,dhe shkaku jemi ne, po e kërkuam te të tjera gjëra, duhet ta lëmë këtë punë se eksperienca n aka bërë cinik. Fallxhorët ia fusin kot, jo njerëzit. Po ngelën në dorë të fallxhorëve do jetë shumë vonë. Nuk ka më nevojë të shkosh prap te mjeku.” u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat dhe kryebashkiakët prezantuan programin e ri Rilindja 2.0, një plan kombëtar investim në gjithë Shqipërinë me vlerë 1.5 miliardë euro për transformimin e gjitha qyteteve deri në vitin 2030, ku përfshihen infrastruktura, parkimet, mbetjet, transporti, muzetë e mjedisi./abcnews.al



