Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO në Ankara/ Liderët e Aleancës takim dy ditor, fokusi te shpenzimet për mbrojtjen

schedule08:17 - 7 Korrik, 2026

schedule 08:17 - 7 Korrik, 2026

Udhëheqësit e NATO-s takohen ne një samit dy-ditor në Ankara të Turqisë, për t’u përqendruar në të ardhmen e aleancës, forcimin e Evropës dhe ripërcaktimin e rolit të NATO-s.

Aleanca të martën do të prezantojë një sërë projektesh të reja ushtarake me vlerë miliarda dollarë, në një përpjekje për të bindur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se aleatët po rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe po i shndërrojnë investimet në fuqi të vërtetë zjarri.

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha se anëtarët europianë dhe Kanadaja janë në rrugën e duhur për t’i sjellë shpenzimet e tyre për mbrojtjen në të njëjtin nivel me ato të Shteteve të Bashkuara.



Në një ngjarje të quajtur “zbulimi i madh”, disa udhëheqës do të njoftojnë marrëveshje të reja me kompani të mbrojtjes, shumë prej të cilave në Shtetet e Bashkuara. Trump me heret e ka quajtur NATO-n një “tigër letre” që do të pushonte së funksionuari pa armët dhe udhëheqjen amerikane.

Ky debat për industrinë e mbrojtjes vjen disa javë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u përpoq të qetësonte shqetësimet e SHBA-së në lidhje me shpenzimet ushtarake në NATO me një propozim të ri duke përdorur një grafik të etiketuar “Trilioni i Trumpit” – që tregon 1.2 trilionë dollarë shpenzime nga aleatët evropianë dhe Kanadaja që nga viti 2017.

Larg nga impresionimi, Trump u duk i palëkundur, duke thënë se ishte ende i zhgënjyer nga refuzimi i disa aleatëve të NATO-s për t’u bashkuar me luftën e Iranit, të cilën ai e kishte nisur së bashku me Izraelin pa u konsultuar me ta.

«Nuk kemi nevojë për paratë e tyre — nuk kemi nevojë për asgjë», tha Trump. «Unë dua vetëm besnikëri».

Mbështetja për Ukrainën dhe nivelet e forcave amerikane në Evropë janë gjithashtu në krye të axhendës së samitit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, qe eshte gjithashtu i pranishëm në kryeqytetin turk , planifikon të përdorë takimin e NATO-s në Turqi për t’i nxitur aleatët e Kievit të dorëzojnë sistemet e mbrojtjes ajrore që i nevojiten urgjentisht për ta mbrojtur atë nga përshkallëzimi i sulmeve ruse.

Thirrja e Volodymyr Zelensky për ndihmë jehon me intensitet të shtuar pasi raketat ruse goditën kryeqytetin ukrainas dy herë në më pak se një javë, duke u rrëzuar në blloqe apartamentesh dhe duke vrarë më shumë se 50 civilë.

Samiti në Ankara do të jetë gjithashtu një shans për Zelenskyn që të zhvillojë një takim vendimtar me Donald Trumpin dhe të theksojë argumentin e tij se sulmet “brutale” të Rusisë janë një shfaqje dobësie, jo force, dhe se Vladimir Putin duhet të detyrohet të fillojë bisedime drejt një paqeje “dinjitoze”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!