Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serat me kanabis në Berat në 2022, GJKKO dënon Sadetin Hasën dhe 16 të tjerë me rreth 95 vite burg

schedule14:20 - 4 Korrik, 2026

schedule 14:20 - 4 Korrik, 2026

Kanabisi në serat në Berat, Gjykata e Posaçme jep dënimet për të pandehurit, që u gjykuan për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis. Serat shtriheshin në një hapësirë deri në 20-27 dynym, në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), ku 4 sera të mbyllura me plastmasë ishin përdorur për të kultivuar dhe përpunuar lëndën narkotike.

Sadetin Hasaj-8 vjet e 8 muaj burgim



Blerim Xheka-8 vjet e 8 muaj burgim

Sidrit Bisha – 6 vjet e 8 muaj burgim

Suad Smakaj- 6 vjet e 8 burgim

Jurgen Ujkaj- 6 vjet e 8 muaj burgim

Samoel Lushaj- 6 vjet e 8 muaj burgim

Endriol Xheka- 6 vjet e 8 burgim

Mirvaldo Disha- 6 vjet e 8 burgim

Hamdi Dyli- 6 vjet e 8 muaj burgim

Arben Vrapi- 5 vjet e 4 muaj burgim

Adiol- 5 vjet e 4 muaj burgim

Lulzim Bushataj- 5 vjet e 4 muaj

Mustaf Manej- 5 vjet e 4 muaj burgim

Bashkim Mema- 5 vjet e 4 muaj burgim

Edison Mema- 5 vjet e 4 muaj burgim

Drita Mema- 4 vjet burgim, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Drita Mema për një periudhë prove prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale

Izmire Mema- 4 vjet burgim, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Izmire Mema për një periudhë prove prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale.

Dënimi më i madh u dha për dy drejtuesit Sabedin Hasaj dhe Blerim Xheka. Për dy gratë të përfshira në këtë grup kriminal, dënimi u pezullua dhe u konvertua në shërbim prove për një periudhë 3 vjeçare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!