Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos/ Apeli shtyn vendimin për Ilir Selmanin

schedule10:28 - 1 Korrik, 2026

schedule 10:28 - 1 Korrik, 2026

Apeli i Posaçëm shtyn në 7 korrik shpalljen e vendimit për Ilir Selmanin, nëse do lihet në fuqi vendimi i mëparshëm me 28 vite burg apo nëse do të kete ndryshime, referuar orientimeve të Gjykatës së Lartë e cila riktheu çështjen për rigjykim.

Ilir Selmani, rezultoi i dënuar me 26 vite burg si i përfshirë në vrasjen e ish efektivit të Policisë, Santiago Malko. Ai është shpallur fajtor nga GJKKO si pjesë e klanit ‘Duka’ për ekzekutimin e Santiago Malkos.

Selmani u lirua me 19 qershor nga Apeli i Posaçëm në masën e arrestit në shtëpi përshakak të përfundimit të afateve të paraburgimit ndërsa mbahet në këtë masë sigurie me mbikqyrje policore. Gjykata pranoi kërkesën e Selmanit për ndryshimin e vendbanimit, për shkak të kushteve jo të mira ku ndodhet aktualisht.



Të hënën në mbrëmje pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt, si edhe Erjon Hoxha.

Nina dhe Hoxha rezultojnë të dy persona me precedentë penal ndërsa këtë të martë u arrestuan pranë banesës së Ilir Selamit i dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Santiago Malko, i konsideruar si njeri i afërt i Ervis Martinajt, u qëllua për vdekje më 27 gusht 2019 në Tiranë. Për vrasjen e ish-policit është akuzuar grupi rival i Martinajt, ai i Leonard Dukës.

Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyEÇ”, ku flitej për atentatin e rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!