Antonio Conte po pret një mesfushor dhe drejtuesit e klubit po punojnë në këtë aspekt. Së fundi ka dalë në skenë sërish emri i Christian Eriksen. Mesfushorit danez i përfundon kontrata me Tottenham në fund të sezonit dhe vera do e gjejë me ekip të ri. Diçka e tillë mund të ndodhë më shpejt.
Corriere dello Sport zbulon se zikaltrit e duan që në janar dhe kanë gati 25 milionë euro me gjithë komisionet e agjentit. Kaq kishte ofruar Interi në mesin e nëntorit. Në atë moment Eriksen cilësohej si dhurata për kualifikimin më tej në Champions League, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe Interi do të vijojë aventurën europiane në Europa League.
Oferta vazhdon të jetë aktive. Një shumë e mirë parash për klubin anglez që do përfitonte diçka nga Eriksen, ndërsa këtë të fundit e pret një rrogë sezonale prej 9-10 milionë eurosh, çka do e bënte organizatorin në një nivel me Romelu Lukakun. /abcnews.al