Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe humbje jetësh.
Lajmi u bë i ditur nga Marco Rubio përmes një postimi në platformën X, ku theksoi se operacioni humanitar po zhvillohet menjëherë dhe nën drejtimin e Donald Trump.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për popullin e Venezuela pas tërmeteve shkatërruese. Mendimet tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, me të plagosurit dhe me ekipet e shpëtimit që po punojnë pa u lodhur në terren”, shkroi Rubio.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se ndihma do të përqendrohet në mbështetjen e operacioneve të emergjencës, trajtimin e të lënduarve dhe sigurimin e furnizimeve bazë për komunitetet e prekura.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të goditura nga tërmetet, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po mobilizon mbështetje për të ndihmuar Venezuelën në përballimin e pasojave të katastrofës natyrore.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!