Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Euro prek fundin/ Dritan Vakaj: Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë nëse vijon rënia e shpejtë!

schedule14:22 - 23 Qershor, 2026

schedule 14:22 - 23 Qershor, 2026

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar.

Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet aktualisht me 94.2 lekë i cili rezulton se është një prej niveleve më të ulëta të regjistruara qe prej futjes se monedhës në përdorim në ekonomi.

Drejtori i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj, i ftuar në emisionin “Money Report” në ABC News, deklaroi se forcimi i lekut po rezulton më i fortë se sa parashikimet fillestare.



Sipas Vakajt, investimet në pasuri të paluajtshme dhe flukset valutore kanë ndikuar në mbajtjen e lekut në nivele të forta, pavarësisht se inflacioni për muajin maj është afruar pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

“Trendi mesa duket do të vijojë në rënie kjo nuk ishte e pritshme. Leku vijon të forcohet. Investimi në pasuri të paluajtshme është në rritje. Leku vazhdon të mbetet ende i fortë edhe pse për majin kemi pasur një inflacion rreth 3 % , i ishte afruar kufirit të pritshmërisë së Bankës së Shqipërisë”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi blerja e eurove nga Banka e Shqipërisë, ka mbajtur kursin stabël.

“Duke parë këtë trend , 2 javët e para të gushtit mund të kapin nivelin e 90. Banka e  Shqipërisë besoj se do të ndërhyjë dhe gjatë sezonit do të jetë  detyruar të ndërhyjë. Ndërhyrja e BSH nga jashtë kalendarit të parashikimeve nuk kanë qenë evidente, kanë ecur sipas kalendarit. Deri tani mund të themi se ka qenë vetë tregu që ka arritur këtë ekuilibër. Euro ka përdorim të gjerë në ekonominë shqiptare”, tha mes të tjerash ai.

Një koment e ka bërë edhe për situatën e tregjeve për shkak të luftës SHBA-Iran. Ai u shpreh se tregjet aktualisht janë në ekuilibër dhe se nëse do të kishte një marrëveshje të suksesshme, u shpreh se padyshim që do ndikonte pozitivisht.

Deri në një qartësi të situatës për sa lidhet me kanalin e Hormuzit, besoj se tregjet nuk do të gjejnë paqe. Një marrëveshje me Iranit dhe SHBA me sukses, padyshim që do të ndikonte në tregjet globale dhe mund të çlironte edhe bankat në politikën e tyre”, u shpreh Vakaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!