Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion në plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike, sekuestrohen çadra e shezlongë në vendosura në mënyrë të paligjshme

schedule10:38 - 18 Qershor, 2026

schedule 10:38 - 18 Qershor, 2026

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë një aksion në të gjitha plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me rregullat.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhjetëra subjekte që kishin vendosur çadra dhe shezlongë mbi numrin e lejuar në kontratat dhe lejet përkatëse. Si rezultat, autoritetet kanë sekuestruar çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe kanë bërë të mundur lirimin e hapësirave publike në favor të pushuesve.

Sipas AKB-së, aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në të gjithë vijën bregdetare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, me qëllim garantimin e respektimit të ligjit dhe aksesit të lirë të qytetarëve në plazhet publike gjatë sezonit turistik.



Aksioni ka nisur vetëm një ditë pas inspektimit në terren të ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja, në Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!