Tërhiqet bashkia e Krujës, banorët e Thumanës do qendrojnë në hotelet e Shëngjinit

schedule14:28 - 2 Janar, 2020

schedule 14:28 - 2 Janar, 2020

Banorët e Thumanës të strehuar në hotelet e Shëngjinit do të vijojnë të qëndrojnë aty deri në gjetjen një banese.

Protestat dhe rezistenca e banorëve bëri që bashkia e Krujës të tërhiqej nga vendimi i parë.

Mësohet se mbrëmjen e së mërkurës kryetari i bashkisë Artur Bushi ka biseduar me familjet, të cilëve u ka thënë se mund të qëndrojnë në hotel deri sa të gjejnë një shtëpi me qira.

Banorët thanë për Abc.Neës se se kanë marrë garanci nga kryetari i bashkisë se do ti ndihmojë në gjetjen e shtëpive.

“Po jemi të kënaqëur se të paktën në rrugë të madhe nuk dalim nesër. E kemi pak optimizmimin sesa do na ndihmojë nuk e di”, shprehet një banore.

Por në këtë hotel ka edhe familjarë që tregojnë se nuk kanë mundësi të gjejnë një banesë me qira.

Më  e rëndë situata është për këtë zonjë e cila jeton e vetme me fëmijët e saj në një nga dhomat e hotelit, pasi bashkëshorti është i shtuar në spital.

Mijëra familje janë në udhëkryq, pasi nuk e dinë çdo të ndodhë me fatin e tyre, në një kohë kur edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

3 janari ishte afati i fundit që banorët e Thumanës shtëpitë e të cilëve u shkatarruan nga tërmeti i 26 nëntorit mund të qëndronin në hotel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!