Analisti Martin Leka thotë se pas protestave në Tiranë, qëndrojnë Irani dhe Greqia.
Në një intervistë për Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se protesta nisi për Zvërnecn, por tashmë kërkesat kanë shkuar deri te dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Leka shtoi se ka një lloj tentative për destabilizim në Shqipëri. Sipas analistit, protestat po dëmtojnë turizmin në vend.
“Problemi i Sali Berishës është fakti që nuk e kundërshton investimin në Zvërnec. Nga ana tjetër, të dërgosh në protestë, se parulla kryesore është dorëheqja e Ramës, pra të dërgosh mbështetësit e tu, nuk është politikë normale. Duhet të jesh politikan serioz. Lidhur me protestën, është tjetër gjë. Në protestë ka edhe demokratë të vërtetë, edhe militantë të Sali Berishës, edhe socialistë të vërtetë, apo edhe socialistë miq të Edi Ramës. Ka edhe njerëz që shkojnë për xhiro. Pra, është një miks i madh. Unë mendoj se është koha që protestuesit të kenë një kokë, të artikulojnë disa nga kërkesat. Unë nuk e di cilët janë, por di që pas këtyre protestave, lindi si protestë për mjedisin, shkoi deri te dorëheqja e Ramës.
Kërkesat shtohen çdo ditë. Protesta ka anët e saj pozitive dhe negative. Lidhur me anët negative, aps këtyre protestuesve, moralisht qëndrojnë qarqe anti-shqiptare, greke. Nacionalistët grekë kanë ndërmarrë sulm të madh mediatik, duke e bërë Zvërnecin tokë greke. Nga ana tjetër, qëndrojnë iranianët, nuk e kanë fshehur. Ka tentativa për një lloj destabilizimi në Shqipëri. Protestuesit duhet t’i dalin ballë kësaj situate”, theksoi ai./abcnews.al



