Gazetarja Etleva Delia në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz, ku u vra Ardian Baloshi 28 vjeç.
Gjatë intervistës, gazetarja theksoi se autori ka qenë një personazh i skeduar për lëndë narkotike dhe për dhunë në familje.
Gjithashtu Delia, shtoi se ngjarja e rëndë në Kamëz duket se ishte e përgatitur nga autori, Sadik Llani. Ky i fundit është në kërkim nga policia.
“Nuk ka pasur kontakt mes viktimës dhe autorit. Viktima ka qenë duke ecur në rrugë, autori është afruar me makinë dhe e ka qëlluar. Mund të ketë pasur konflikt para një viti dhe nuk përjashtohet mundësia që të kenë pasur debat ditët e fundit me njëri tjetrin. Ata kanë qenë edhe fqinjë. Duket se është diçka e përgatitur nga ana e autorit. Por gjithashtu duhet të hetohen momentet e ditëve të fundit, nëse kanë pasur përplasje”, tha ajo.
/abcnews.al/


