Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e PD për Komision Hetimor për Charls McGonigal. Demokratët kanë përmendur lidhje të zyrtareve shqiptar me ish-agjentin e FBI, Mc Gonigal, i dënuar nga drejtësia amerikane. Por ndryshe nga pretendimet e opozitës, Kushtetuesja nuk ka gjetur indicie për të cuar në ngritjen e Komisionit Hetimor për hetime të mëtejshme parlamentare.
“Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji për të vlerësuar kriterin kushtetues “çështje e veçantë” të lidhur edhe me ekzistencën e indicieve të qarta”.
Kushtetuejsa ndryshe ka vendosur për kërkesën e demokratëve për Komision Hetimor parlamentar lidhur me zgjedhjet e 11 majit te 2025. Në këtë kërkese, gjyqtarët Kushtetues kanë gjetur indicie për ngritjen e Komisionit Hetimor, që ka për objekt “kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
/abcnews.al/


