Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manastirliu për ABC News: Dy të plagosurit nga shpërthimi në Lushnje drejt Tiranës për mjekim të specializuar

schedule10:40 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 10:40 - 31 Dhjetor, 2019

Mëngjesin e sotëm u plagos nga një shperthim Kryetari i Bashkise Lushnje dhe sekretarja e tij.

Nga të dhënat më të fundit mësohet se Fatos Tushe ka marrë dëmtime serioze në shpatull dhe në këmbë. Panore Veliu Drejtoresha e Spitalit të Lushnjes, nuk ka pranuar fillimisht dhe ka qenë e rezervuar për sa i përket informacionit lidhur me shëndetin e kryebashkiakut të Lushnjes dhe Sekretares së tij.

Ajo që deklaroi Drejtoresha e Spitalit është se drejt Tiranës, janë nisur të dy të plagosurit, kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja Erisa Salliu.



Ndërkohë edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha për abcneës.al se dy të plagosurit, Kryebashkiaku Fatos Tushe dhe Sekretarja e institucionit, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbërriti në Spitalin e Traumës ku ka vizitoi sekretaren e kryebashkiakut të Lushnjes, Ermira Qalliu e cila mbeti e plagosur pas atentatit të bërë në ambientet e bashkisë. Ajo tha se Qalliu është jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në vëzhgim nga mjekët.

“Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.

Në Lushnje tashmë ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për shpërthim brenda zyrës në bashkinë e Lushnjes, raporton abcnews.al. Pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.

Abcnews.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

Ndërkohë policia ka dhënë dhe informacionin paraprak, se cfarë ka ndodhur për atentatin ndaj kryebashkiakut Fatos Tushe:

“Lushnjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale ne Policinë e Shtetit dhe DVP Fier,  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!