Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lezhë/ Vendoset lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese, vetëm dëme materiale

schedule09:42 - 21 Maj, 2026

schedule 09:42 - 21 Maj, 2026

Një sasi lënde plasëse është vendosur në portën e jashtme të një banese mbrëmjen e kaluar në fshatin Rrilë të Lezhës.

Burime bëjnë me dije se, si pasojë e shpërthimit, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Tom Çungu është pronari i banesës. Prej 20 vitesh, në banesë nuk jetonte njeri.



Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, por policia është njoftuar vetëm në orën 06:40 nga kompania private që ishte kontraktuar për ruajtjen fizike të objektit.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!