“Qëndrimi ndaj drejtësisë i SHBA ka evoluar”, kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.
Gjatë intervistës Minxhozi deklaroi se qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sistemit të drejtësisë ka ndryshuar ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.
“Sot ish-kreu i FBI ndodhet në hetim për një postim në Instagram. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kryesore ndjehen të kërcënuar, disa prej tyre janë në hetim, përfshirë Jack Smith dhe gjyqtaren e New York. Në shtëpinë amerikane ka pak alergji nga profesioni i prokurorit e gjyqtarit. Ajo është drejtësi dhe shumë gjyqtarë edhe ishin zgjedhur nga Presidenti edhe e rrëzuan. Qëndrimi ndaj drejtësisë i administratës Amerikane ka një evolim. Unë po përmend Metën, Veliaj që këtu ka një dramë politike në lidhje me paraburgimet, me trajtimin e tyre me akuzat ndaj tyre. Mbushen studiot, keni parë ambasadën amerikane që të hyjë? Kemi parë ambasadorin gjerman, britanik por të tjerë nuk kemi parë. Për Amerikën mendoj se drejtësia e re shqiptare ka rëndësi për, trafiqet, krimin e organizuar, infiltrimin edhe në elitat politike dhe emigracionin e paligjshëm. Rolin amerikan në lidhje me luftën ndaj korrupsionit e kemi parë me ulje në krahasim me administratën demokrate që fliste mëngjes, drekë, darkë vetëm për këtë gjë”, tha ai.
/abcnews.al/


