Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Situata e rendit në Sarandë e cenuar”, gazetarja: Konflikti për prona po hetohet si shkak i ngjarjeve të rënda

schedule21:00 - 19 Maj, 2026

schedule 21:00 - 19 Maj, 2026

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia, u shpreh se situata e rendit në Sarandë është e cenuar, sidomos pas ngjarjeve të fundit.

Madje hetimet çuan në pranga dhe kreun e Komisariatit të Sarandës, i cili dyshohet se ka favorizuar persona problematikë.

Ajo theksoi në emisionin “Real Story” se konflikti për pronat ka çuar në vrasje dhe zhdukje personash.



“Ajo pronë, me letra figuron në emër të një gruaje, e cila është në kërkim edhe ajo.Ndërkohë sipas hetimeve, rezulton se dikur ka qenë në pronësi të dikujt që u ekzekutua me eksploziv. Ai nuk njihej si një person që kishte prona në Sarandë.

Ai kishte një skaf, që shëtiste turistët bashkë me të birin. Pastaj djali i tij u përshi në një konflikt të armatosur, dhe kjo u pa si hakmarrje për vrasjen tij.

Në këto kushte po verifikohet nëse ka lidhje dhe me këtë objekt, që ishte ndërtuar dhe po ndërtohet për të cilën u arrestuan dhe u shkri komisariati i Sarandës.

Të dhënat paraprake flasin se ka qenë molla e sherrit që nxiti një konflikt dhe si kjo edhe të tjera.

Aty është e gjithë zona me ndërtime që kanë lulëzuar në çdo skaj, nga Saranda në Ksamil dhe në çdo cep”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!