Ministri i Drejtësisë Toni Gogu tha për Real Story se reforma në drejtësi nuk ka dështuar, duke theksuar se Shqipëria ka bërë një dallim thelbësor nga vendet e tjera aderuese falë këtij procesi. Sipas tij, reforma mbetet projekti më afatgjatë dhe më i suksesshëm, megjithëse nuk është ende përfundimtare apo e përsosur dhe kërkon ndërhyrje të mëtejshme plotësuese. Gogu u shpreh se reforma në drejtësi do të vazhdojë të sjellë efekte pozitive.
“Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Shqipëria, për shkak të reformës, ka bërë një dallim thelbësor nga të gjithë aderuesit; nuk ka si të ketë dështuar duke qenë projekti më afatgjatë dhe më i suksesshëm. Reforma në drejtësi patjetër që nuk është përfundimtare, e përsosur; ka nevojë për një sërë ndërhyrjesh plotësuese. Reforma në drejtësi në Shqipëri do të vijojë të sjellë efekte pozitive dhe do të ketë nevojë për ndërhyrje plotësuese deri në ditën që do të jemi vend anëtar i BE.”


