Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Marrëdhëniet tona forcohen dita ditës”/ Rama: Nuk ka antisemitizëm te ne, Shqipëria është shtëpia e hebrenjve

schedule12:52 - 12 Maj, 2026

schedule 12:52 - 12 Maj, 2026

Tiranë – Mbahet në Tiranë Samiti Shqipëri-Izrael ku bëhen bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fjalës së fundit.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se ky është një partneritet i ndërtuar mbi vlera të larta njerëzore dhe mirënjohje historike mes dy vendeve, që daton nga strehimi i hebrenjve në kohë vështirësie.

“Falë ndihmës së miqve tanë nga Emiratet dhe disa ekspertëve nga SHBA i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam se si të ndërtojmë një sistem mbrojtëse dhe nuk është e lehtë sepse sistemi ynë mbrojtës duhet të përballonte sulmet e një armiku jo të lehtë. Ne ndërpremë çdo marrëdhënie me Republikën e Iranit që e deklaruam shtet terrorist. Sot mund të them që kemi nivel krejt të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe të shohim çfarë mund të bëjmë së bashku”, u shpreh Rama, duke shtuar: “Historia jonë e ndryshimit të ulje ngritjeve, kemi bërë gabime kemi mësuar dhe jemi përpjekur të bëjmë më mirë. Unë besoj se kjo marrëdhënie që unë dëshiroj të forcohet dita ditës me vendin tuaj apo popullin tuaj përmes saj mund të shmangim disa gabime. Meqë ra fjala shijojeni vendin tonë, për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi. Nuk ka antisemitizëm në Shqipëri dhe hebrenjtë janë të mirëpritur”, theksoi Rama.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!