Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Historia monetare shqiptare/ Në Gjirokastër hapet ekspozita “Paraja rrëfen”

schedule20:17 - 9 Maj, 2026

schedule 20:17 - 9 Maj, 2026

Në Gjirokastër, historia e parasë shqiptare tregohet pëmes ekspozitës “Paraja rrëfen”, e çelur nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.

Një udhëtim në kohë, që përkon simbolikisht me 100-vjetorin e themelimit të bankës dhe një shekull nga hedhja në qarkullim e monedhës së parë kombëtare në vitin 1926.

Përmes dokumenteve arkivore, kartëmonedhave dhe materialeve filmike, ekspozita sjell në vëmendje rrugëtimin e financave shqiptare në tri periudha kyçe historike, të ndikuara nga zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit.



Një nga momentet më të rëndësishme të historisë financiare lidhet me krijimin e monedhës kombëtare dhe bazimin e saj në standardin e arit

Ndryshimet ekonomike kanë lënë gjurmë të forta edhe në vlerën e lekut ndër vite.

Sot, kjo ekspozitë nuk është vetëm një pasqyrë e historisë monetare, por edhe një dëshmi e transformimeve të shtetit shqiptar ndër një shekull. Një rrëfim që tregon se pas çdo kartëmonedhe fshihet jo vetëm ekonomi, por edhe historia e vetë shoqërisë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!