Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Real: Fajin e ka arbitri/ Protesta të ashpra madrilene pas eliminimit në Champions

schedule12:33 - 16 Prill, 2026

schedule 12:33 - 16 Prill, 2026

Shqetësimet në fillim ishin të tjera. Kilian Mbape u mërzit që tifozët në “Alianc Arenë” nuk respektuan një minutë heshtje në kujtim të legjendës së shuar, Santamaria.

Gjithsesi, yjet e Realit do të kishin të tjera dhimbje koke për shkak të ndeshjes së Championsit në Mynih. Pas eliminimit, ata akuzuan arbitrin Slavko Vincic se përjashtoi pa të drejtë Kamavingën me dy të verdha.

Madrilenët protesuan për të verdhën e dytë që u duk e nxituar dhe tepër e ashpër. Gjithsesi, gjyqari slloven u sulmua edhe nga bavarezët, që pretenduan se pësuan dy gola që lindën pas gabimeve dhe ndërhyrjeve të parregullta ndaj lojtarëve të tyre.



I tillë goli I dytë shënuar me goditje dënimi nga Arda Gyler, pas një faulli që u duk se nuk ekzistonte. I tillë edhe goli I tretë, me aksionin që nisi pasi Rydiger goditi futbollistin e Bajernit, Stanishiç, por loja vazhdoi tek Vinisius e pastaj tek Mbape që e dërgoi topin në rrjetë për 3-2.

Po ashtu, tek Bajerni u ankuan se pati ndëhyrje të tjera të ashpra që nuk u ndëshkuan, si kjo e Vinisiusit ndaj mesfushorit Kimih, madje pati edhe shtyrje. Sërish asgjë nga Vincic.

Polemikat ishin të shumta nga të dyja palët dhe komentet mediatike që arbitrit slloven i doli plotësisht ndeshja nga kontrolli. Në fund, yjet madrilenë nuk I mbajtën nervat dhe ata sulmuan “xhaketën e zezë”, i cili përjashtoi me të kuq edhe shënuesin e dyfishtë Arda Gyler. Nuk dihet se çfarë masash do të marrë UEFA, por pretendimet e të dy klubeve janë të shumta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!